Ambasada amerikane uron fituesit e garës – Junior Geeks

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka uruar fituesit e garës në botë – Junior Geeks!

“Urime për Shpend Lila, Eldita Tarani dhe Zana Tabaku, të gjithë studentët e programeve të shkëmbimit në SHBA, të cilët u bashkuan për të fituar Fondin e Inovacionit ‘Alumni’ – me projektin e tyre të quajtur “Junior Geeks”, shkruan ambasada në faqen e tyre zyrtare.

Junior Geeks është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënësit e shkollave të mesme për të diskutuar, eksploruar dhe mësuar rreth teknologjisë, ndërmarrësisë, shkencës dhe inovacionit.

Qëllimi kryesor është që të synohet dhe të rritet interesimi në kërkimin, shkencën dhe teknologjinë e të rinjve në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

Junior Geeks gjithashtu synon të ndihmojë të rinjtë të konsiderojnë programet e orientuara tek teknologjia si karrierën e tyre të ardhshme, si dhe të identifikohen me frymën e tyre sipërmarrëse, përcjell Telegrafi.

Source: https://telegrafi.com/ambasada-amerikane-uron-fituesit-e-gares-junior-geeks/

%d bloggers like this: